Vendosni fjalën kyçe....

“Jam në gjendje të rëndë shëndetësore”- Shtyhet sërish seanca për kërkesën për liri të Lefter Kokës


Shtyhet seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga qelia.

Sipas televizionit “News24”, seanca në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për të premten tjetër.

Në seancën e sotme, GJKKO administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjor mbi gjendjen shëndetësore të ish-ministrit. Sipas këtij akti, Lefter Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka probleme të rënda me zemrën. Ndaj kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Gjykata e Posaçme dy javë më parë e refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg” të caktuar për inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është rikthyer në masën e sigurisë “arrest në burg”, nga Apeli i GJKKO.