Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe unë si Meta, Basha e Rama me dy gishta. Pa maskë latë edhe presidentin” – Gazetari Sokol Balla voton ‘live’ me mikrofon në dorë


Gazetari Sokol Balla ka votuar me mikrofon në dorë dhe me dy gishtat lart.

Ai ka votuar në Njësinë 5 në Tiranë ndërsa transmetonte në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin.

Në të njëjtën qendër votimi kanë hedhur votën më herët edhe presidenti Meta e bashkëshortja e tij Kryemadhi si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Teksa hidhte votën një vëzhguese i tërhoqi vëmendjen për mosmbajtjen e maskës ndërsa Balla i përgjigjet duke i thënë se njësoj ishte lejuar të votonte edhe presidenti Meta.

“Jam te çerdhja 31, një nga qendrat e votimit, ku unë votoj vetë. Këtu ka votuar presidenti, Kryemadhi e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Jam vaksinuar, kam kaluar edhe Covidin. Megjithatë latë edhe Presidentin e Republikës pa maskë. Edhe unë si z.Meta, z. Basha e z.Rama, me dy gishta.” – ia kthen Balla vëzhgueses.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *