Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron ‘njoftimin tejet të rëndësishëm’ (Video)


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet për një ‘njoftim tejet të rëndësishëm’ për javën e ardhshme, vetëm një ditë para zgjedhjeve afatmesme, të cilat ai e përshkroi si një ngjarje ‘kritike’ dhe madje ‘shpëtuese për vendin’.

Duke iu drejtuar mbështetësve në Dayton, Ohio të hënën mbrëma, Trump deklaroi se do zbulonte lajmet kryesore nga shtëpia e tij në Florida më 15 nëntor, duke nxitur shumë spekulime nëse ai synon një tjetër kandidim presidencial.

“Për të mos e tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet e së nesërmes shumë të rëndësishme, madje kritik, po them qartë se ato janë një zgjedhje për shpëtimin e vendit. Do bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor, në Mars- a-Lago në Palm Beach, Florida.” – i tha ai turmës, e cila shpërtheu në brohoritje.

Megjithëse Trump nuk ofroi asnjë hollësi në lidhje me njoftimin e ardhshëm, komentet e tij pasojnë raportet se ai së shpejti mund ‘të hedhë dorashkat’ për garën presidenciale të vitit 2024, me Axios që sugjeronte javën e kaluar se ‘rrethi i brendshëm’ i Trump po e shikonte 14 nëntorin si datën e mundshme të shpalljes.

Sipas njerëzve të paidentifikuar me njihuri me diskutimet e cituara nga Axios, ekipi i Trump planifikon të mbajë një seri mitingjesh politike për të nxitur fushatën pas njoftimit.