Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi nxjerr foton: Pse ruhet kaq shumë Erion Veliaj, nga kush ka frikë


 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka publikuar një foto nga një takim i kryebashkiakut Erion Veliaj, ku tregon se ai ruhet nga një numër i lartë bodygardësh.

Ai ngre pyetjen se nga kush ka frikë Veliaj që ruhet aq shumë.

“Pse ruhet kaq shumë Erion Veliaj?! Nga kush ka frikë?!
Një batalion me badigardë në ‘fake’ takimet që realizon me administratën e Bashkisë Tiranë.
Frikë dhe tmerr nga qytetarët për premtimet e pambajtura!
Llogaridhënies nuk do t’i shpëtojë kurrë!”– shkruan Blushi ndërsa publikon foton e Veliajt mbi të cilën janë shënuar 8 burra, si truproja të Veliajt.