Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari publikon vendimin e Lleshajt: Po fut në polici forcat komando


Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, denoncuar një vendim të ministrit të Brendshëm Sarndër Lleshaj, në bazë të të cilit mund të lejohet futja e Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit.

Braimllari komenton dokumentin e publikuar, duke thënë se kjo është një tentativë e kryeministrit Edi Rama për të vendosur juntën ushtarake në vend.

“Sander Lleshi kerkon te ktheje Forcat Speciale te Ushtrise ne Police te Shtetit.

Udhezimi i ministrit të Brendshem nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdher te Edi Rames, kerkon te vendos junten ushtarake ne vend.

Metodat kriminale te perdurura ne protesten e opozites, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denje vetem per aksione uahtarake, tregon qarte se urdherat ne polici tani i jep ushtria.

Forcat Komando e kane te percaktuar qarte misionin e tyre dhe ato jane krenaria jone. Forcat Komando kane kryer misione ne Irak, Afkganistan dhe vende te tjera.”, shkruan Braimllari.

Ish-deputeti i cili më 21 shkurt dorëzoi mandatin, shprehet kundër këtij vendimi, duke kritikuar ministrin Lleshaj, se ku e gjen guximin të vendosë forcat speciale të ushtrisë kundër qytetarëve.

“Ku e gjen guximin Sander Lleshi qe vendos forcat speciale te ushtrise kunder qytetareve te tij?!

Si mund te vendosen forcat komando, qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan, te veshur si police perballe qytetareve ne protesta demokratike?!

Si mund te vihen forcat speciale te ushtrise kunder popullit te tij?!

Keto jane urdhera politik tipik si ne sistemet diktatorial qe perdorin ushtrine per te shtypur urretjen popullore. Nuk do kete skeme ushtarake te Sander Lleshit qe do ndali revolten popullore kunder ketij regjimi te korruptuar dhe kriminal qe rendon mbi qytetaret e vendit.”, thuhet në shkrimin e Braimllarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *