Vendosni fjalën kyçe....

NATO-ja mund të ketë një grua në krye të saj, favorite zyrtarja me origjinë ukrainase – New York Times


‘Kandidati kryesor’ i favorizuar nga Uashingtoni për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg është Chrystia Freeland, aktualisht ministre e Financave dhe zëvendëskryeministre e Kanadasë, raportoi në fundjavë New York Times.

Blloku thuhet se synon të vendosë një grua në krye të aleancës për herë të parë, me pretendues të tjerë të mundshëm që janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, presidentja sllovake Zuzana Caputova dhe Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish-presidente e Kroacisë, e cila ishte gjithashtu ambasadore e Zagrebit në Uashington. Lista e ‘pretendentëve të fortë’ të ofruar nga NYT korrespondon me raportet e mëparshme të mediave këtë vit.

Përzgjedhja e një Sekretari të Përgjithshëm të ri të NATO-s, megjithatë, është ende disa muaj larg dhe ‘emrat që dalin të parët’ mund të mos u mbijetojnë pazareve midis anëtarëve të bllokut, thanë zyrtarë të paidentifikuar të NATO-s për NYT.

Kreu i tanishëm i NATO-s Stoltenberg do largohej nga posti i tij më 30 shtator, por mandati i tij u zgjat deri në fund të vitit 2023 në mes të konfliktit në Ukrainë. Freeland besohet të jetë ‘kandidatja kryesore’ për postin e shefit të NATO-s, e favorizuar nga vetë SHBA.

Freeland, nëna e së cilës ishte ukrainase, ka një qëndrim të fortë pro-ukrainas. Ajo është mbesa e Michael Chomiak, i përshkruar nga NYT si një ‘emigrant në Kanada’, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ‘një burrë i ri i përfshirë në një lëvizje nacionaliste ukrainase që i shihte nazistët si një mjet i dobishëm për t’iu kundërvënë sovjetikëve’.

Gazeta nuk përmendi, megjithatë, se Chomiak ishte një bashkëpunëtor i shquar i nazistëve ukrainas dhe kryeredaktor i një të përditshmeje propagandistike në gjuhën ukrainase Krakivs’ki Visti. Gazeta, e botuar midis viteve 1940 dhe 1945, u financua drejtpërdrejt nga Gjermania naziste dhe u përshkrua nga historiani kanadez – dhe dhëndri i Chomiak – John-Paul Himka, si një botim ‘i ashpër antisemitik’.

Freeland ka qenë jashtëzakonisht e paqartë për prejardhjen e saj dhe nuk i ka dënuar gjyshërit e saj nga nëna, lidhdur me veprimtarinë gjatë Luftës së Dytë Botëtore. Në vitin 2015 ajo shkroi një ese të titulluar ‘Ukraina ime’, duke deklaruar se gjyshërit e saj ‘e shihnin veten si të mërguar politikë me përgjegjësinë për të mbajtur gjallë idenë e një Ukrainë të pavarur’.