Teksa Komiteti i Ekspertëve rrit masat kundër Covid19, Bashkia e Tiranës vazhdon agjendën e saj për të mbështetur në një koncert gjigant këngëtarin shqiptar Ermal Meta.
Më 17 shtator, në stadiumin “Air Albania” do të mblidhen mijëra fansa.
Në një intervistë dhënë sot për “News24”, këngëtari është kujdesur që ta theksojë se koncerti do të përfundojë në orën 22:00, ndërsa ora policore nis në 23:00.
“Duhet të mbarojë më parë se ora policore. Besoj mbaron në orën 10, fillojmë në orën 8.”, tha këngëtari.
Nga njëra anë kreu i qeverisë Rama po bën thirrje për vaksinime të detyruara te mësues, pedagogë e studentë, duke vendosur rregulla strikte edhe për shkollat si dhe duke vënë me detyrim maskat në ambiente të mbyllura e duke rritur orën policore por nga ana tjetër Bashkia Tiranë s’e ka problem të mbledhë mijëra në stadium.