Vendosni fjalën kyçe....

Brazili zbulon listën e futbollistëve për Kupën e Botës


Trajneri i Kombëtares së Brazilit ka zbuluar ekipin që do luajë për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Brazili është i shortuar në Grupin G të këtij turneu, bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin

Përzgjedhësi Tite bëri publike sot listën me 26 futbollistët e ftuar për Kupën e Botës, që do të fillojë më 18 nëntor.

Në sy bie se trajneri ka grumbulluar plot 9 sulmues duke bere që për tre repartet e tjera të jenë vetëm 16 futbollistë.

Brazili ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 24 nëntor, kundër Serbisë. Pas katër ditësh do të përballet me Zvicrën.

Brazilianët ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojnë kundër Kamerunit, më 2 dhjetor.