Vendosni fjalën kyçe....

Shahini: Mësimi online do vijojë, nuk ka arsye për të shtyrë provimet e maturës


Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, në një dalje publike në rrjetet sociale i dha përgjigje disa nga pyetjeve të cilat lidhen me procesin mësimor.

Shahini konfirmoi se do vijojnë disa klasa online si edhe transmetimi në televizionin shtetëror.
Patjetër. Jemi në diskutim me RTSH për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Pra, përtej këtyre 2 orareve që na i ka dhënë RTSH në dispozicion për të transmetuar leksione dhe përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është që të bëjmë shumë më shumë dhe të kemi edhe programe të tjera që janë edhe argëtuese, edhe edukative”-konfirmoi Ministrja.

Ndërsa lidhur me pyetjet për shtyrjen e provimeve të maturës, Shahini tha se nuk ka asnjë arsye pse të shtyhen duke thënë se mund të shtohen oraret e transmetimit të leksioneve në RTSh enkas për maturantët.
Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet. Unë besoj fuqishëm që këto 2 javë, përderisa jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur të gjitha leksionet dhe për të mësuar në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për testin e maturës. Në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë edhe një orar shtesë vetëm për maturantët.

Dhe ky orar është ora 13:30-14:30, ku do të transmetojmë leksione të klasës së 12-të të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të thellojnë më tutje aftësitë e tyre në këto 3 lëndë, të cilat konsiderohen edhe si më të vështirat nga vetë ata. Mos harroni, nga ora 13:30-14:30, nga e hëna deri të premten, është edhe një orar shtesë për të gjithë maturantët në mënyrë që të arrijnë të përsërisin disa nga leksionet e klasës së 12-të”-tha Ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *