Vendosni fjalën kyçe....

I riu shqiptar kapet në “shtëpinë e barit” në Britani


Një i ri shqiptar është kapur në një fabrikë kanabisi prej 1.6 milionë paundësh. Sipas medieve britanike, i riu ka pranuar se në këtë fabrikë prodhonte drogën e klasit B.

Ai është identifikuar si Klajdi Vraja, 20 vjeç. I riu ishte në njësinë industriale në Lupton Road, Thame, më 7 tetor kur policia bastisi ambientet.

Brenda shtëpisë u zbuluan rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milionë paund.

Duke u paraqitur para Gjykatës së Kurorës së Oksfordit të premten në mëngjes, Vraja u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

Vraja para sallës së gjyqit, i veshur me tuta gri, foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, ndërsa nuk pranoi akuzat. Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në Gjykatën e Kurorës në dhjetor, kur mund të dënohet.