Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina përplas një 70-vjeçar


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Ferras në Fier.

Një automjet ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Y.T dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima Y.T., 70-vjeç, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Ai është gjetur nga banorët e zonës.

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.