Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta nuk gabon ndaj Empolit, ngjitet provizorisht në vendin e dytë


Atalanta ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Empolit në transfertë.

Bergamaskët shënuan nga një gol për çdo pjesë për të mbajtur ritmin në vendet e para të tabelës së Seria A.

Hateboer shënoi në pjesën e parë në minutën e 32’ ndërsa Lookman dyfishoi rezultatin në minutën e 59’ të pjesës së dytë.

Me këtë fitore Atalanta ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë me Milanin që luan sot në mbrëmje ndaj Torinos.