Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në drejtim të një automjeti


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Shkodër.

News 24 raporton se nga informacionet paraprake mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar me armë drejt një mjeti të parkuar.

Një mjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një ‘Touareg’ e zi të parkuar me targa angeleze. Ka qenë pikërisht ‘Touareg’ i zi objektivi, teksa plumbat kanë kapur edhe ‘ML’ që ishte parkuar aty pranë. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Prek Cali” në Shkodër.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.