Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime do marrë ndëshkim ligjor


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë nga rrjetet sociale shkruan se inkriminimi i Autoritetit të Dosjeve do marrë ndëshkimin ligjor.

Meta i bëri deklaratat pasi në emisionin “Open” në News 24 po diskutohej për ligjin për hapjen e dosjeve dhe ku eksponenti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, dhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishin të ftuar në debat.

Meta shton se “shpreson që emisionet që bëhen për rëndësinë e “hapjes së dosjeve” të mos sponsorizohen nga inceneratorët”.

Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm kërpërata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve”-shkruan Meta.