Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy mjete në Lezhë, gjashtë të plagosur


Gjashtë persona janë plagosur pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Dy mjete janë përplasur përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.

Një pjesë e tyre janë dërguar në spitalin e Lezhës ndërsa ndërsa ata që kanë qenë në gjendje më të rëndë janë përcjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.