Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete, 15 qytetarë të infektuar me koronavirus


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 485 testime kanë rezultuar pozitiv 15 persona, ndërsa janë shëruar 16 pacientë.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur thirrjen për qytetarët, që të mos neglizhojnë vaksinimin, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës.

“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”- bën apel Ministria.

Të infektuar me Covid19 aktualisht janë 243 qytetarë aktivë në të gjithë vendin.

SITUATA NË VEND

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:

7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485

Testime totale 1,993,378
Raste pozitive 331,608
Raste të shëruara 327,773
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Fier 20
Vlorë 13
Berat 12
Gjirokastër 7

Shkodër 7
Elbasan 5
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2