Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e radhës e ministres Muzhaqi, u thotë gjimnazistëve: Pyesni fëmijët tuaj në klasën e parë si e mësojnë gjuhën e kodimit


Kur është fjala për gafa nga ministrat në qeveri, e para që të vjen ndërmend është ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Në një takim me gjimnazistë të Fierit, ndërsa fliste për mësimin e gjuhës së kodimit ajo iu drejtua nxënësve të pranishëm që të pyesnin fëmijët e tyre që kanë në klasë të parë se sa lehtë e bëjnë kodimin. Por më pas e kuptoi gafën që bëri dhe e rregulloi duke u thënë të pyesin motrat dhe vëllezërit që kanë në klasë të parë.

“Çfarë po thosha është që për 100 shkolla në Shqipëri kanë filluar tashmë të bëjnë programin e kodimit. Pjesa më e madha e juaja mendojnë se ata janë në klasë të parë, nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë as anglisht dhe si ka mundësi që do mësojnë kodimin. Por në fakt ky kodim është i përgatitur për fëmijët e klasës së parë.

Ka një metodologji që bazohet tek një lojë në mënyrë argëtuese. Për ata prej jush qe keni fëmijë në klasë të parë (ju s’keni fëmije në fakt) por ju keni motra dhe vëllezër që mund të jenë në klasë të parë mund ti pyesni se çfarë po mësojnë ata gjatë kësaj kurrikule të re.

Kjo nuk fillon dhe mbaron me klasën e parë por do të vazhdojë deri në vitin e tretë të gjimnazit.”– u tha ministrja Muzhaqi të rinjve në Fier.