Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, plagoset fëmija 12-vjeç


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një fëmijë i moshës 12-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengël, ku shtetasi me inicialet E.P, banues në Tiranë, ndërsa drejtonte automjetin e tij tip “Hondai” ka përplasur fëmijën.

12-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sikurse njofton policia, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.