Vendosni fjalën kyçe....

“Pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro”- Dhurata që mori sot Berisha nga një gazetar


Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë një dhuratë nga një prej gazetarëve në Konferencën e sotme për mediet.

Gazetari duke iu drejtuar Berishës i tha se redaksia i kishte përgatitur si dhuratë për ditëlindje portretin e tij të pikturuar.

“Kjo pikturë pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro.”– tha gazetari Almer Toska, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi për deputet në zonën e tij të Roskovecit. 

Berisha e falenderoi atë për dhuratën.