Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona kërkon të rimarrë Neymar përmes shkëmbimit me Coutinhos


 

Menaxheri i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian, beson se Barcelona duhet t’ia bëjë të qartë brazilianit të ardhmen e tij. Ai thotë se klubi i ka premtuar Coutinhos se do ta mbajë në skuadër, ndërsa fshehurazi e ka përfshirë në një marrëveshje me Paris Saint-Germainin për ta shkëmbyer me Neymarin.

Sulmuesi 27-vjeçar nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin krijuar për të që nga transferimi në vlerë prej 130 milionë eurosh nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Vetë Coutinho e ka pranuar se ai nuk ka qenë mjaftueshëm mbresëlënës gjatë sezonit të tij të parë të plotë në Camp Nou, pasi që kontribuoi në ndeshjet e La Ligës vetëm me pesë gola dhe dy asiste.

Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e brazilianit dhe ndër klubet e interesuara për të kanë qenë Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini e madje edhe ish-klubi i tij, Liverpooli, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

 “Presidenti Bartomeu ka qenë i qartë: ai nuk ka asnjë qëllim ta shesë Coutinhon, ne vendosëm të mos kërkojmë klub tjetër për të dhe nuk ia kemi ofruar futbollistin asnjë klubi”, u shpreh agjenti i Coutinhos.

“Por, unë kam mësuar se, dhe ky është fakt, se Andre Cury është duke thënë gjëra plotësisht të kundërta me këtë. Andre Cury është duke tentuar ta përfshijë Coutinhon në marrëveshjen për transferimin e Neymarit”.

“Ne nuk morëm oferta nga klubet e tjera sepse e respektuam Barcelonën, por ata nuk e respektojnë fjalën që na i kanë dhënë. Ne kemi qenë të heshtur në këtë periudhë, por unë s’do ta lejojë Barcelonën të gënjejë për futbollistin”.

“Ata duhet ta tregojnë të vërtetën! Dhe nëse dëshirojnë që Coutinho të largohet, ata duhet ta thonë këtë gjë. Me lojtarin, ne do të vendosin se çka është më e mira për të ardhmen e tij”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *