Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku inspekton punimet në portin e ri të Durrësit: Synohet të kthehet në “Hotspot” të Mesdheut


Paraditen e sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku pa nga afër punimet e Portit të ri të Durrësit.

Ajo tha se ky port do të shndërrohet në një port tërësisht turistik ndërsa shprehu synimet për ta kthyer në një Hotspot në Ballkan dhe Mesdhe.

“Synimi i qeverisë është që Durrësi sidomos dhe pas tërmettit të 26 nëntorit të kthehet në një qytet turistik me një vlerë të madhe jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin.”– tha ministrja Balluku.

Balluku u shpreh se qëllimi është kthimi i Durrësit në një Hotspot në Ballkan dhe në Mesdhe.

“Kemi nënshkruar me Emiratet e Bashkuara një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme dhe një nga projektet më të rëndësishme është padyshim rehabilitimi i basenit të portit të Durrësit duke u kthyer në një marinë gjigande, një Hotspot i Mesdheut.”– tha ministrja.

Ajo dha dhe disa detaje të tjera mbi projektin: “Porti i ri i Durrësit do të ketë një Zonë të Lirë Ekonomike, e cila ndodhet në Spitallë. Ne kemi lenë një pjesë të kësaj zone në dispozicion për Zonën e Lirë Ekonomike, para shumë vitesh të dizejnuar, që do të lidhet me një linjë treni midis portit, kalatave të portit dhe kësaj zone. Kështu që Durrësi do të përfitojë dhe Shqipëria bashkë me Durrësin, dhe rajoni bashkë me Shqipërinë do të përfitojnë një port ndërkombëtar por tashmë të përmasave dhe parametrave teknikë modernë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *