Vendosni fjalën kyçe....

Shërbimet mjekësore në Berlin do hapen më rrallë për shkak të krizës energjetike


Berlini kërcënohet nga një pengesë në kujdesin mjekësor për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat do preknin kryesisht të sëmurët rëndë dhe kronikë.

Sipas një raporti të së përditshmes B.Z., praktikat mjekësore në radiologji, mjekësi bërthamore, terapi me rrezatim dhe qendrat e dializës janë veçanërisht të prekura nga rritja e kostove të energjisë.

Si përgjigje, ata po shqyrtojnë nëse mund të zvogëlojnë kohën e funksionimit të pajisjeve nga nëntori.

Pajisjet për imazhe me rezonancë magnetike (MRI), tomografi të kompjuterizuar (CT), rreze X dhe ultratinguj mund të vihen në modalitetin e gatishmërisë më shpesh dhe koha e konsultimit të zvogëlohet për të kursyer kostot e energjisë elektrike.

Një specialist i tha B.Z. se kolegët e tij do duhej të paguanin gjashtë herë më shumë për energjinë. Ai shtoi: “Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër për uljen e kostos përveç mbylljes”.