Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj flet për sherrin me Ramën dhe bisedën me Bushatin: Varet nga shefi


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur në një intervistë për “Interaktiv” për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe konfliktin e tyre në Samitin e Berlinit.

Haradinaj ka deklaruar se nuk ka arritur të sqarohet me Ramën për debatin që patën në Berlin.

 “Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës “Arbën Xhaferi,” ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës tha se etiketimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit në distancë, nuk duhen marrë si të tilla. Ndërsa shtoi se pavarësisht se ka respekt për të majtën, ai vetëm ka treguar të vërtetën mbi atë që ka ndodhur në Berlin.

Haradinaj tregoi edhe një bashkëbisedim me ditmit Bushatin, në kohën kur ishte ai shef i diplomacisë shqiptare. Sipas Haradinajt, Bushati i kishte thënë se nuk mund të dalë e të kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve për shkak të Edi Ramës, pasi ai është shefi dhe nga ai varet dhe pozicioni i tij si ministër.

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thashë Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, janë fjalët e kryeministrit të Kosovës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *