Vendosni fjalën kyçe....

“Jo çuna seriozë derisa të bësh 30” – Joe Biden i prek supin adoleshentes dhe e vë në siklet (VIDEOJA VIRALE)


Presidenti Joe Biden është përsëri protagonist i një videoje virale në rrjet. Këtë radhë ai po kritikohet për sjelljen e tij pa takt ndaj një vajze të mitur, të cilës i afrohet nga pas, e prek në supë dhe i thotë: “Jo djem seriozë derisa të bëhesh 30!”

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi kolegjin komunitar Irvine Valley për të promovuar përpjekjet e administratës së tij për të ulur inflacionin dhe për të ulur kostot.

Por ndërsa vizita po mbaronte, ai qëndroi në këmbë për të pozuar me disa nga ata që ishin mbledhur për ta dëgjuar.

Adoleshentja dhe miqtë e saj po pozonin për foto, kur Biden e prek të miturën në sup dhe i thotë: “Tani, një gjë shumë e rëndësishme që u them vajzave dhe mbesave – jo djem seriozë deri në moshën 30 vjeç!” Një këshillë kjo e pa kërkuar nga adoleshentja e cila mbeti e hutuar dhe në siklet.

Ndërsa Biden qëndronte për të bërë një fotografi me vajzën, shumë komentuan se ai dukej sikur po i nuhaste asaj flokët, përpara se t’i jepte këshillën “atërore”.

Vajza duket se është vërtet në siklet dhe qesh me nervozizëm ndërsa kthehet për të parë komandantin e përgjithshëm, i cili vazhdon të mbajë duart mbi supin e saj.

Gazetari Kalen D’Almeida i cili postoi videon në llogarinë e tij në Twitter, tha se një person që dukej si agjent i shërbimit sekret u përpoq ta ndalonte atë të filmonte.

Në mars, Biden gjithashtu mori përsipër t’i jepte të njëjtat këshilla një grupi nxënësish tetëvjeçare të klasës së tretë, duke thënë “e vetmja gjë që dua që ju vajza të mbani mend, jo djem seriozë deri sa ju të jeni 30 vjeç.”

Shumë përdorues të Twitter-it e kritikuan sjelljen e presidentit.

“Çfarë perversi. Ajo vajzë e gjorë nuk do duart e tij të neveritshme mbi të, as ai të marrë frymë në fytyrën e saj. Dhe çfarë pune ka ai se me kë del ajo dhe kur? Ai është i neveritshëm dhe i pa takt, mes shumë gjërave të tjera.”- shkroi Vanessa Peveto në Twitter. Të njëjtin mendim ndanë dhe shumë të tjerë. Biden edhe më parë është komentuar për sjelljen e patakt dhe afrimitetin e tepruar ndaj grave e vajzave.