Vendosni fjalën kyçe....

Aktivistët ekologjikë hedhin supë ndaj kryeveprës së Van Gogut (Video)


Policia Metropolitane e Londrës arrestoi të premten dy eko-aktiviste pasi hodhën supë me domate mbi pikturën ikonike të Vincent van Gogh ‘Sunflowers’ (Lulet e diellit) në Galerinë Kombëtare të Londrës.

Një video që tregon dy vajza të reja duke zbrazur kanaçe me supë Heinz në kryeveprën e mbuluar me xham të vitit 1888 është bërë virale në mediat sociale.

“Oficerët arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes në Galerinë Kombëtare këtë mëngjes pasi dy protestuese të ‘Just Stop Oil’ hodhën një lëndë mbi një pikturë dhe më pas u ngjitën në një mur. Të dyja aktivitet janë arrestuar.” – shkroi Scotland Yard në Twitter.

Galeria Kombëtare më vonë zbuloi se korniza e ‘Sunfloëers’ ishte dëmtuar pak, por vetë vepra artistike ishte e padëmtuar.

‘Just Stop Oil’, i cili po përpiqet të bëjë që autoritetet britanike të ndalojnë të gjitha projektet e reja të karburanteve fosile, ka bllokuar urat dhe kryqëzimet e rrugëve në gjithë Londrën gjatë dy javëve të fundit.

Pavarësisht se dhjetëra anëtarë janë arrestuar, grupi i të rinjve lëshoi ​​një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj policisë më 11 tetor.

“E nderuar Polici Metropolitane, ne do vazhdojmë të përshkallëzojmë veprimet tona derisa të plotësohet kërkesa jonë për të mos pasur naftë dhe gaz të ri.” – thuhet në deklaratë.

Sulmi i së premtes ndaj pikturës së Van Gogh-ut nuk është hera e parë që ‘Just Stop Oil’ synon vepra arti. Më parë, aktivistët vandalizuan pikturën ‘Darka e Fundit’ e Leonardo da Vinçit, ‘The Hay Wain’ të John Constable dhe ‘Peach Trees in Blossom’ të Van Gogh-ut.

‘Just Stop Oil’ u themelua në shkurt. Ajo liston Fondin e Emergjencës Klimatike, një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, e cila ka financuar gjithashtu Extinction Rebellion and Insulate Britain – dy lëvizje të njohura për protestat e tyre në Londër dhe më gjerë – si burim kryesor financimi.