Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës së Re marshojnë nesër drejt prokurorisë: Të ndalen punimet e të hetohet projekti


Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një protestë. Ata pritet të mblidhen rreth orës 11 e 30 të paradites para kishës te Rruga e Kavajës për të marshuar më pas drejt Prokurorisë së Tiranës.

Ata i bëjnë thirrje organit të akuzës që të ndalojë punimet në zonë e të zbardhë atë që e cilësojnë si aferë korruptive. Banorët e Unazës së Re kanë më shumë se një vit që protestojnë duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, nga Pallati me Shigjeta te Ish-Sheshi Shqiponja.

Punimet u ndërprenë muaj më parë për shkak të parregullsive që u zbuluan në njërin nga segmentet e projektit, pas dokumenteve të publikuara nga demokrati Agron Shehaj.

Pak ditë më parë, IKMT-ja e shoqëruar nga qindra forca policie zhvilluan një aksion në zonë duke prishur më shumë se 30 banesa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *