Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë pranë Ministrisë së Tregtisë në Kosovë


Mediet në Kosovë raportojnë se vetëm pak momente më parë, para Ministrisë së Tregtisë në Kosovë janë raportuar të shtëna armësh.

Të shtënat kanë ardhur nga një automjet që po lëvizte pranë godinës së Ministrisë. Në këtë pjesë të Prishtinës është krijuar kolonë e gjatë dhe është bllokuar tërësisht pjesa e rrugës “Astrit e Arbnor Dehari” që çon kah qendra e Prishtinës.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, por mediet duke cituar dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se nuk ka pasur të lënduar.