Vendosni fjalën kyçe....

Bebe Rexha hapet për problemet me shëndetin mendor: Isha në ankth, nuk dilja as nga shtëpia!


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha pa dyshim ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha pas nominimeve dhe çmimeve të fundit me rëndësi që ka marrë.

Bebe është autore e shumë prej hiteve të famshme të këngëtarëve si Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem.

Por për herë të parë ka folur hapur për “anën e errët të industrisë së muzikës” dhe për vështirësitë e saj për të hyrë në treg si këngëtare solo.

Në një intervistë për Marie Claire UK, Bebe zbuloi se si karriera e saj ka ndikuar në problemet e shëndetit mendor. Bebe tha se në fillim të 20-tave nisi të shkonte për herë të parë në terapi, pasi nuk arrinte dot të dilte nga shtëpia për shkak të ankthit.

 “Kisha momente kur s’doja të dilja nga shtëpia. Qëndroja në një qoshe dhe tmerrohesha. Nuk e dija se çfarë ishte ankthi. Vetëm kur shkova tek terapisti, mësova mënyrën se si ta kontrolloja. Nisa të shkoja në terapi në fillim të 20-ave,”-tha këngëtarja. “Ushtrimet fizike, ushqerja në mënyrë të shëndetshme dhe ndryshimi i prioriteve ndikuan në përmirësimin e shëndetit tim mendor.”, vijoi më tej Bebe.

Këngëtarja shqiptare tha se filloi të ndihej e pashpresë kur shtëpia e saj e parë diskografike nuk pranonte të publikontë këngët e saj dhe nuk e linte të largohej.

“Isha e dëshpëruar. I shkrova një letër shefit ekzekutiv ku i thashë: Nuk dua të jetoj më. Ju po ma bëni jetën të mjerueshme. Jam e trishtuar çdo ditë dhe po më mbani peng,”-shtoi Bebe.

Ndër të tjera në instervistë, Bebe tregoi se meshkuj të industrisë së muzikës i kanë thënë asaj se është shumë e vjetër dhe duhet të dalë në pension, por ajo nuk i ka lënë komentet negative ta mposhtin. Bebe tha se ajo po shkon tek të 30-tat, por e moshuar është gjyshja e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *