Kreu i Gjykatës Supreme të Spanjës tha se do të japë dorëheqjen të hënën, duke krijuar një vakum në krye të një prej institucioneve vendimtare të vendit, duke thënë se ai nuk mund të lidhet më me vite të tëra grindjesh politike mbi çështjet ligjore e emërimet.
Mandati i Carlos Lesmes si kryetar i Supremes përfundoi në dhjetor 2018, por ai mbeti ushtrues i detyrës sepse partitë politike nuk mund të bien dakord për emërimet në Këshillin e Përgjithshëm të Gjyqësorit (CGPJ), i cili, nga ana tjetër, zgjedh gjyqtarët më të lartë të vendit.
“Qëndrimi në këtë post tani e tutje vetëm më bën bashkëpunëtor në një gjendje që e urrej dhe është e papranueshëm.” – tha Lesmes në një deklaratë të lëshuar të dielën në mbrëmje.
Emërimi i anëtarëve të CGPJ kërkon një shumicë prej tre të pestat në parlament, gjë që ka rezultuar e pamundur pa mbështetjen e Partisë Popullore konservatore të opozitës.
Kryeministri Pedro Sanchez është kreu i një qeverie të koalicionit të majtë të pakicës. Në peizazhin politik gjithnjë e më të polarizuar të Spanjës, ka pasur pak marrëveshje midis dy partive kryesore që kanë kaluar katër vjet duke akuzuar njëra-tjetrën për keqbesim. Sanchez tha se do takohet me kreun e PP Alberto Nunez Feijoo të hënën.