Vendosni fjalën kyçe....

Vriten katër palestinezë e një ushtare izraelite në Bregun Perëndimor e Jerusalem


Një ushtare izraelite ka vdekur pas të shtënave në një pikë kontrolli ushtarak në Jerusalemin Lindor të shtunën, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Twitter.

“Gjatë natës, një ushtare e IDF-së u vra si rezultat i plagosjes së rëndë nga një sulm me të shtëna në pikën e kontrollit Shu’afat.” – tha ushtria në deklaratë.

“Ushtarja u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë.” – vijoi deklarata.

Sipas një zëdhënësi të policisë, ‘një i dyshuar mbërriti në vendkalimin Shuafat dhe qëlloi në drejtim të forcave të sigurisë. Përveç kësaj, një e shtënë u qëllua nga një automjet që kalonte. Forcat e Gardës Kufitare janë në kërkim të të dyshuarve’.

Të shtënat ndodhën në një pikë kontrolli të zonës normalisht të qetë pranë kampit të refugjatëve Shuafat në Jerusalemin Lindor, një zonë që konsiderohet e pushtuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Në një deklaratë, kryeministri Yair Lapid e quajti situatën ‘serioze’ dhe tha se ‘shumë forca janë vendosur në terren dhe punojnë ditë e natë për të mbrojtur qytetarët e Izraelit. Terrori nuk do na mundë, ne jemi të fortë, edhe në këtë mbrëmje të vështirë’.

Një sulm izraelit që synonte militantët e dyshuar në një pikë zjarri të Bregut Perëndimor vrau tre palestinezë, duke përfshirë vëllain e një njeriu të fajësuar për një sulm vdekjeprurës në Tel Aviv.

Sulmi vjen pas dy ditësh të dhunshme në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku forcat izraelite vranë katër palestinezë, thanë autoritetet palestineze.

Më i riu ishte 14-vjeçari Adel Ibrahim Daoud, i cili u qëllua të premten pranë murit ndarës midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë, sipas agjencisë së lajmeve të Autoritetit Palestinez WAFA.

Kur u pyetën për koment në lidhje me vdekjen e Daoudit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ‘gjatë aktivitetit rutinë operacional të IDF, ushtarët e IDF-së vunë re një të dyshuar që hodhi kokteje molotov në drejtim të tyre pranë qytetit të Qalqilya. Ushtarët u përgjigjën me zjarr’.