Vendosni fjalën kyçe....

Shtatori regjistroi shkallën më të keqe ndonjëherë të shpyllëzimit në Amazonë


Përpara raundit të dytë të garës presidenciale të Brazilit, që do mbahet më 30 tetor, autoritetet braziliane kanë regjistruar nivelet më të këqija të shpyllëzimit në Amazonë për muajin shtator.

Sipas Institutit Brazilian të Kërkimeve Hapësinore (INPE), 1,455 kilometra katrorë pyje u shkatërruan në shtator 2022. Rekordi i shtatorit 2022 thyen rekordin e mëparshëm të shtatorit 2019 kur u shkatërruan 1,454 km2.

Këtë vit pyjet e Amazonës ka përjetuar një numër rekordesh për zjarret dhe shpyllëzimin, pasi nga janari deri në shtator 8,590 km² u shpyllëzuan, sipas Green Peace.

Gjatë tre viteve të fundit, një zonë më e madhe se Belgjika është shkatërruar në Amazonë, ndërsa shumë ambientalistë dhe mbrojtës të popujve indigjenë dhe të drejtave të tyre territoriale kanë kritikuar politikat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro.

Ata kanë këmbëngulur se ai ka zhveshur mbrojtjen mjedisore, duke shkaktuar shkatërrim ekologjik e duke nxitur prerësit e paligjshëm të pyjeve, minatorët dhe blegtorët të shpyllëzojnë sipërfaqe të mëdha.

Presidenti i djathtë Bolsonaro dëshiron të hapë Amazonën për zhvillim, ndërsa kundërshtari i tij, ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, është zotuar të krijojë një Ministri të Çështjeve Indigjene, të ndalojë kërkimet e paligjshme të arit në Amazon dhe rindërtojë Agjencinë Mjedisore të Institutit Brazilian të Mjedisit dhe Burimeve të Rinovueshme Natyrore (IBAMA).