Vendosni fjalën kyçe....

Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Presidenti Begaj do mbledhë nëse Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Në qendër të takimit do jenë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në këtë takim do marrin pjesë kryeministri Rama, ministrja e Jashtme Xhaçka, ai i mbrojtjes Peleshi si dhe ministri i Brendshëm Çuçi.

Sulmi i parë kibernetik ndodhi më 15 korrik 2022, ku për disa ditë u sulmuan platformat qeveritare. Ai u pasua nga një tjetër ndaj sistemit TIMS më 10 shtator.

Kryeministri Rama akuzoi drejtpërdrejt Iranin si financuesin, organizatorin e ekzekutuesin e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin e duke përzënë stafin e ambasadës në Tiranë.

Sulmi është dënuar edhe nga SHBA-ja, BE-ja e NATO-ja që kanë kërkuar që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë gjë.

Ndërsa kryeministri Rama ka pohuar në disa raste që sistemet shqiptare të mbrojtjes i kanë rezistuar sulmit duke mos lejuar shumë dëme dhe se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta, në disa raste hakerat e HomelandJustice kanë publikuar materiale të ndryshme të marra nga platforma qeveritare.

Vetëm pak ditë më parë, një tjetër sulm kibernetik goditi gjykatat në vend.