Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka-Shehajt: S’jam në konflikt interesi për hotelin në jug, bashkëshorti im është biznesmen, ligji s’e ndalon të investojë


Ministrja e Jashtme Xhaçka tha sot se nuk është në konflikt interesi as ajo dhe as bashkëshorti i saj lidhur me investimin në resortin në jug të vendit.

Gjatë fjalës në parlament ajo iu përgjigj deputetit të PD-së Shehaj se bashkëshorti i saj është biznesmen dhe se ligj nuk i ndalon familjarët e deputetëve që të merren me biznes.

“U bë shumë kohë që një deputet këtu ka ngritur këtu një çështje ndaj familjes sime dhe meje. Vij këtu pa asnjë kompleks se nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam në konflikt interesi, as unë e askush. Nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im e as kryeministri. Kjo është një furtunë në gotë. Gjykata Kushtetuese nuk i ndalon familjarëve të deputetëve që të merren me biznes. Bashkëshorti im ka zgjedhur të merret me biznes që para se të bëhej deputet. E ka nisur me punë në Itali dhe sot bën një invesim serioz në një hotel me 5 yjë në jug. Është një invesi privat, në tokë private të blerë dhe nuk është përfituar asnjë qindarkë lek publik. Ai ka përfituar thjesht të drejtën të vërë ca shezlonga në plazh.” – tha Xhaçka.