Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet kokainë e kanabis në makinë, arrestohet shtetasi shqiptar


 

Policia e Romës ka vënë në pranga një 36-vjeçar shqiptar në zonën e Fidene Serpentara në via Pelagosa pasi u kap me rreth 1 kg kokainë dhe kanabis në makinën e tij.

Ai u kap në flagrancë nga autoritetet italiane pasi u pa duke i dorëzuar diçka një personi tjetër, veprim që solli edhe ndërhyrjen e tyre, raportojnë mediet italiane.

Nga kontrolli i menjëhershëm i agjentëve u mundësua gjetja e 401 gramë kokainë, 210 gramë hashash dhe 6 gramë marijuanë, ndërsa në kontrollin e kryer në një garazh u gjetën 1164 gram hashash dhe 583 gram kokainë.

Megjithatë, shqiptari iu shmang qelisë pasi Gjykata urdhëroi zbatimin e masës së arrestit në shtëpi për 36-vjeçarin.