Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në takimin me deputetët suedezë: Qeveria e bazuar në skandale, shtriu dorën mbi opozitën


Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një konferencë të organizuar nga PD për zgjedhjet vendore ku ishin të pranishëm edhe deputetët suedezë të partisë “Moderaterna” dhe të fondacionit “Hjarl Hjalmarson” tregoi për procesin e vështirë nëpër të cilën kaloi Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha tha se si asnjëherë në këto 30 vjet,  “dora e qeverisë” u shtri mbi opozitën.

Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”.

Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e Qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne”-tha Berisha.