Vendosni fjalën kyçe....

Teuta humbet ndaj Kastriotit, Kukësi fiton ndaj Bylisit


Teuta ka humbur ndaj Kastriotit në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superligës.

Kastrioti mori një fitore me përmbysje pasi ishin durrsakët që me Karabecin shënuan të parët. Karakeci barazoi shifrat për krutanët dhe Morbeck i dha fitoren në përfundim të pjesës së parë.

Në sfidën tjetër Kukësi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bylisit. Ferreira në pjesën e parë (23’) dhe Taipi në pjesën e dytë (60’) i dhanë fitoren verilindorëve.

Teuta është zhytur në fundin e tabelës ndërsa Kukësi në vendin e 8. Bylis ndodhet në vendin e katërt ndërsa Kastrioti me fitoren i largohet zonën së rrezikut duke u renditur në vendin e 7.