Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zhvillon kontrolle në Shijak


Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion kontrolli në Shijak për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, rreth dy muajsh pas zhdukjes së tij.

Sipas televizionit “News 24” kontrollet janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga RENEA.

Familjarët e tij e denoncuan zhdukjen e Martinajt më 9 gusht teksa ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Këtu autoritetet u gjetën në mëdyshje pasi nuk dinin si të vepronin. Por emri i Martinajt kishte dalë në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili tha se kishte marrë një porosi për të eliminuar Endrit Doklen.

Policia po heton dy pista: Atë të vrasjes dhe rrëmbimit të Martinajt, apo edhe mundësisë së vetë një inskenimi nga i shumëkërkuari.

Martinaj është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes. Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur dhe shoferit të tij, agjentit të Operacionales Jeton Lami.