Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti polak shfaq ambicien bërthamore


Varshava ka pasur diskutime me Uashingtonin në lidhje me bazën e armëve bërthamore të SHBA-së në territorin polak mes asaj që ajo e sheh si një kërcënim në rritje nga Rusia, tha presidenti Andrzej Duda.

“Problemi, para së gjithash, është se ne nuk posedojmë armë bërthamore.” – tha Duda në një intervistë me Gazeta Polska të mërkurën.

“Nuk ka asnjë tregues që në të ardhmen e afërt ne si Poloni do e kemi në dispozicionin tonë.” – shtoi ai.

Zgjidhja mund të jetë pjesëmarrja e Varshavës në programin e ‘bërthamor’ të Uashingtonit, sugjeroi presidenti.

“Ne kemi folur me liderët amerikanë nëse SHBA-ja po e shqyrton një mundësi të tillë. Çështja mbetet e hapur.” – tha ai.

Megjithatë, një zyrtar amerikan tha se Shtëpia e Bardhë ‘nuk ishte në dijeni të kësaj çështjeje që po ngrihej’, sipas The Guardian.

Tani për tani armët bërthamore amerikane janë vendosur në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë e Turqi si pjesë e programit bërthamor. Pesë anëtarët e NATO-s vetëm i strehojnë armët bërthamore, të cilat mbeten në pronësi të Uashingtonit.

Duda u pyet gjithashtu për kërcënimin e pretenduar bërthamor nga Rusia.

“Nëse rusët fillojnë një luftë bërthamore, nuk do të ketë të ardhme për ta. Edhe nëse mbijetojnë, do të jenë të mallkuar në të gjithë botën. Ata e kuptojnë se do kalojnë vijën, përtej së cilës nuk ka mbetur asgjë.” – tha presidenti.

Muajin e kaluar, presidenti rus  paralajmëroi se Moska ishte e gatshme të ‘përdorte të gjitha mjetet’ për të mbrojtur veten nëse integriteti i saj territorial ishte në rrezik. Megjithatë, fjalët e Putinit u interpretuan nga disa në Perëndim si një ‘kërcënim i fshehur’ për të përdorur armë atomike në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.