Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet në burg


Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë.

Ky vendim u mor në të njëjtën ditë, kur GJKKO pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë sigurie, duke e transferuar në “arrest shtëpie”. Por ndryshe nga Bllako, Koka mbetet në qeli.

Koka u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, kur SPAK urdhëroi prangosjen e tij për dosjen e inceneratorit në Elbasan. Ai akuzohet po ashtu edhe për inceneratorin e Fierit.

Konkretisht, SPAK-u e akuzon Kokën se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan, ndërsa në Fier dyshohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro.