Vendosni fjalën kyçe....

Salianji në Korçë: Nuk do të shkojmë drejt humnerës, më pak se 2 javë dhe “Shqipëria Fiton”


Kandidati për deputet i PD-së Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me banorë në Korçë, qarku ku dhe kandidon.

Ai deklaroi nga Korça se padurimi për të votuar kundër pushtetit të rilindjes shihet në çdo takim, në çdo fytyrë, në çdo fjalë të qytetarëve të Korçës.

“Padurimi për të votuar kundër pushtetit të rilindjes shihet në çdo takim, në cdo fytyrë, në çdo fjalë të qytetarëve të Korcës. Shqipëria nuk do të shkojë drejt humnerës, drejt shkatërrimit, Shqipëria do të përqafojë ndryshimin, Partinë Demokratike dhe programin e saj.

Po! Ndryshimi do të vijë e programi do të zbatohet. Unë angazhohem se do të jem në shërbim të qarkut të Korçës dhe ky është priviligji më i madh që më kanë dhënë qytetarët korçarë. Voto 9, Voto PD, për Korçën për Shqipërinë.”- deklaroi Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *