Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj hap garën për Teatrin e ri Kombëtar: Do ndërtohet aty ku ishte, por 3 herë më i madh


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hapur sot garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Jam shumë i lumtur që hapim garën për ndërtimin e Teatrit të Ri – një xhevahir arkitekture për Tiranën dhe një hapësirë e jashtëzakonshme arti, i cili jam i bindur se do të jetë teatri më i bukur në rajon. BASHKË!”- shkruan Veliaj në Facebook.

Në një takim për Teatrin, ai u shpreh se godina e re do ndërtohet aty ku ishte por 3 herë më i madh.

Gara për ndërtimin e Teatrit do të zgjasë 60 ditë.

“Deklaroj të hapur sot garën për Teatrin e ri Kombëtar, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe më komod. Kush është serioz dhe s’do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është.

Detyra jonë është të bëjmë një teatër ku të vijnë socialistë e demokratë, të moshuar e të rinj, tironsave dhe jabanxhinjve. Nëse disave i pëlqen, s’ka problem.

S’jemi konkurs për mis bukurie. Do të zgjasë gara për 60 ditë derisa të shpallim fituesin. Do marrë territorin e vet.”- tha Veliaj.