Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet një bazë armësh në Tiranë, gjenden predha antitank e municione luftarake


Policia ka zbuluar një tjetër bazë armësh në Tiranë, e cila dyshohet se përdorej nga grupet kriminale.

Sipas televizionit “News 24”, baza e armëve është zbuluar në zonën e 5 Majit dhe aty janë gjetur anti tanke, snajper dhe kallashnikovë.

Nuk ka ende persona të arrestuar, por policia thuhet se po punohet për të identifikuar përdoruesit.