Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi pas takimit me Ruçin: Nuk do ta votojmë Reformën Zgjedhore


Ka përfunduar mbledhja e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi me tre kryetarët e grupeve të opozitës parlamentare.

Pas këtij takimi, Myslym Murrizi deklaroi se opozita parlamentare nuk do ta votojë Reformën Zgjedhore.

Ai u shpreh në një prononcim për mediat se produkti i Këshillit Politik nuk ishte ai që ata prisnin ndërsa risolli në vëmendje tre kushtet e tyre.

“Askush brenda apo jashtë institucioneve legjitime nuk tallet me sovranitetin e votës tonë dhe mandatin e deputetit që ne kemi marrë. Po presim Ramën në respekt që ai të na kthejë përgjigje. Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Problemi kryesor i Parlamentit është reforma zgjedhore. Nuk është tagri im që të merrem më me sharlatanë që kërkojnë çdo post sa herë i jepet mundësia. Grupi Parlamentar që përfaqësoj nuk do ta votojë reformën nëse nuk sigurohen listat e hapurave, administratë zgjedhore jo politike dhe vota e emigrantëve. Produkti i Këshillit Politik nuk ishte ai që prisnim“, tha Murrizi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *