Vendosni fjalën kyçe....

Aktori fajëson ‘heteroseksualët’ për dështimin e komedisë homoseksuale


Aktori i Hollivudit Billy Eichner ka sugjeruar se filmi i tij i ri, ‘Bros’, është viktimë e fanatizmit anti-LGBTQ, duke thënë se filmi doli keq, sepse heteroseksualët kundërshtuan të shihnin një komedi romantike me personazhe homoseksualë.

“Njerëzit heteroseksualë, veçanërisht në pjesë të caktuara të vendit, thjesht nuk u shfaqën për të parë filmin ‘Bros’.” – tha Eichner të dielën në një postim në Twitter.

Eichner, i cili bashkëshkruajti filmin dhe luajti në të, argumentoi se ‘Bros’ ishte vlerësuar nga kritikët. Ai pretendoi se një zinxhir kinemaje i paidentifikuar kërcënoi të ndalonte shfaqjen e një reklame për filmin për shkak të përmbajtjes së tij homoseksuale.

Filmi debutoi të premten dhe thuhet se fitoi 4.8 milionë dollarë, duke mos arritur objektivin prej 8-10 milionë dollarësh të vendosur nga kompania ‘Universal Pictures’. Studioja shpenzoi rreth 22 milionë dollarë për të bërë filmin dhe 30 milionë dollarë deri më tani për reklamim dhe promovim.

Eichner pohoi se është ‘e veçantë dhe jashtëzakonisht e fuqishme të shohësh këtë histori të veçantë në një ekran të madh, veçanërisht për njerëzit queer, të cilët nuk e marrin shpesh këtë mundësi’. Megjithatë, Hollywood-i ka një histori filmash të suksesshëm komercialisht me personazhe homoseksualë ose tema homoseksuale.

Për shembull, ‘Bohemian Rhapsody’ fitoi më shumë se 900 milionë dollarë në 2018. Të paktën tetë filma të tjerë të kategorizuar si filma LGBTQ, si ‘Brokeback Mountain’ në 2005 dhe ‘The Imitation Game’ në 2014, arritën mbi 100 milionë dollarë fitime.

Kritikët vunë në dukje arsye të ndryshme të tjera të mundshme për dështimin e ‘Bros’, duke përfshirë një fushatë marketingu jofrymëzuese dhe komente të ndryshme nga Eichner në të kaluarën.

Sipas profilit të Imdb.com për ‘Bros’, Eichner ‘është shprehur se ai nuk dëshiron që konservatorët, veçanërisht ata që votuan për presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tyre, ta shohin filmin, madje edhe konservatorët që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTQ+, pasi ai i sheh ata si tradhtarë’.