Vendosni fjalën kyçe....

Netflix realizon serialin e ri dokumentar mbi jetën e Aleksandrit të Madh


Një seri e re dokumentarësh për jetën e Aleksandrit të Madh është njoftuar që do të shfaqet në Netflix. Sipas njoftimit zyrtar të platformës së transmetimit, produksioni do të shfaqet në fund të janarit të 2024, e cila tregon jetën e Aleksandrit të Madh, shkruan Whats on Netflix.

Pjesa më e madhe e xhirimeve u zhvillua gjatë shtatorit të vitit  2022 në Marok.

Në serial do të përfshihen gjashtë episode të një doku-drame të re hibride. 

Tony Mitchell është producenti i cili ka punuar më parë për The Baxter’s dhe  The Bible të History Channel.