Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale/ Berisha ngre pyetjen: “Rama konfirmoi Veliajn, apo Veliaj Ramën? Balancat janë spostuar”


Në një prononcim për mediet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet nga gazetarët në lidhje me konfirmimin e rikandidimit të Erion Veliajt nga Edi Rama, ai u shpreh se balancat kanë ndryshuar dhe tashmë edhe Rama pritet të konfirmohet nga Veliaj.

“A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë.

Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.

Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun.

Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.”- deklaroi ish-kryeministri.