Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 283 numri i të infektuarve në Kosovë, konfirmohen 33 raste të reja


Rritet numri i të prekurve me Covid 19 në Kosovë. 33 raste të reja janë konfirmuar së fundmi duke e çuar numrin total në 283. Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë thekson se nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

33 raste positive me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Prishtinë duke e çuar numrin total të të prekurve në 283, ndërsa 7 vetë kanë humbur jetën.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nsqaron se harta është zgjedhuar.

Rastet pozitive janë kontakte të të prekurve, njëzet prej tyre në Prishtinë, tre në Prizren, tre në Viti, nga dy në Mitrovicë të veriut dhe Skenderaj, si dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas IKShPK-së, deri më tani janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve të konfirmuara me covid 19. Nga data 8 shkurt deri më 11 prill janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Prishtinë, autoritetet kanë marrë vendim për futjen e kryeqytetit të Kosovës në karantinë. Hyrjet dhe daljet do të jenë të ndaluara ashtu sikuse edhe grumbullimi i më shumë se dy personave afër njëri -tjetrit.