Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me mallra kontrabandë, policia arreston 4 persona në Tiranë


Policia ka arrestuar 4 persona në Tiranë të cilët u kapën në flagrancë me mallra kontrabandë.

Në pranga ranë dy administratorë subjektesh tregtare dhe dy persona të cilët ishin në mjetin ku transportoheshin mallrat kontrabandë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. M., 33 vjeç, banues në Kukës, A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë;

– A. K., 34 vjeç, dhe B. I., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë të dy subjekteve tregtare.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “5 Maji”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin B. M. dhe pasagjer shtetasin A. K. Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit A. K., dhe B. I”-njofton policia.