Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për Rithemelimin e PD-së nxjerr rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës


Komisioni i ngritur nga Grupi për Rithemelimin e PD-së për referendumin e ditës së djeshme ka publikuar rezultatet zyrtare.

Sipas tyre, në referendum kanë marrë pjesë 43,879 anëtarë dhe për shkarkimin e Bashës kanë votuar 43,385 prej tyre.

Referendumi u zhvillua ditën e djeshme ku anëtarët e PD-së u ftuan të votonin për shkarkimin ose jo të kreut të partisë, Basha.

Paralelisht në Pallatin e Kongreseve zhvillohej Kuvendi Kombëtar i PD-së, i cili e quajti nul Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor dhe çdo vendim të marrë prej tij.