Vendosni fjalën kyçe....

Instalacioni 4 mln euro te kryeministria, përgjigjet Rama: Projekt energjie e rinovueshme, do krijojë mikroklimë


Kryeministri Edi Rama e cilësoi “projekt energjie të rinovueshme” instilacionin 4 milionë euro që do ndërtohet në mjediset e kryeministrisë.

Rama u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në daljen pas mbledhjes në Partinë Socialiste.

Ai shpjegoi se instalacioni është projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës.

Sipas tij ajo do jetë aty për vite të tëra dhe nuk do shpërbejë vetëm për gjatë kohës së tij.

Së pari qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë instalacion në mjediset e Këshillit të Ministrave. Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do shtrihet në të gjithë institucionet. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti. Është një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës. Do jetë aty për vite të tëra, nuk është bërë për mua. Teoria që duhen ndalur të gjithë investimet se kemi një situatë krize, është teori për të manipuluar njerëzit. Nga investimet vijnë të ardhurat e tjera, pasi rritet ekonomia dhe rritet kapaciteti për të shpërndarë. Këtu bëhet fjalë për krijimin e vendeve të reja të punës. Gjërat janë të lidhura. I kam dëgjuar këto edhe kur ra tërmeti apo pandemia. Po të kishim vepruar me teorinë ndaloni të gjitha, do kishim mbetur në pamundësi për të bërë edhe atë punë.